Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjan në Bularat, ku një 35-vjeçar grek u vra nga forcat RENEA gjatë një përplasje me armë.
Berisha dënon aktin që vuri në rrezik forcat e rendit dhe i shpreh ngushëllime familjes së 35-vjeçarit. Ai bëri thirrje për ndalimin e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj greke në Tiranë.
Berisha shprehet se dënon disa reagime zyrtare të Athinës por edhe të Tiranes, që duan të perdorin rastin për qellime politike.
Reagimi i Sali Berishës
Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.
Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.
Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Konsideroj te nevojshem nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.
Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona!