Një nxënës me origjinë shqiptare këtë mëngjes u gjet i dehur në shkollën ku ai ndiqte mësimet në Heraklion të Kretës.
Siç raportojnë mediat fqinje, shqiptari 14-vjeçar u gjet jashtë ambienteve të shkollës në gjendje të keqe për shkak të konsumimit të alkoolit.
Fëmija shqiptar u mor me ambulancë dhe u dërgua në spitalin Venizelios, ku mori edhe ndihmën e parë.
Policia është njoftuar për incidentin, që tashmë ka filluar hetimin e rastit.