Tuesday, October 3, 2023
Home Aktualitet Moti, qarku që do të ketë reshje të dendura shiu

Moti, qarku që do të ketë reshje të dendura shiu

0
725

Ndërsa Italia fqinje është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Shqipëria nuk do të ketë të njëjtin fat.

Vendi ynë do të përfshihet nga reshje në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa qarku i Gjirokastrës pritet të ketë reshje intensive. Për sa i përket temperaturave, më të lartat do të jenë 21 gradë në zonat bregdetare.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.29) dhe nesër (e martë, dt.30) në një pjesë të qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në të tjerat priten mesatare deri lokalisht intensive dhe vetem qarku Gjirokastër pritet të ketë reshje.

Në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë intensive, shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë (më të mundshme në zonat malore).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 17 °C

në vendet malore: 12 / 15 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.29) dhe nesër (e martë, dt.30) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here