Programet 2-vjeçare profesionale në arsimin e lartë këtë vit kanë njohur një rritje të ndjeshme të studentëve në auditorët e tyre por edhe më shumë degë të reja. Sipas ministres së Arsimit,  Lindita Nikolla, kjo rritje ka ardhur si rezultat i reformave të ndarëmarra në fushën e arsimit të lartë.

Në përmbyllje të pranimeve në universitet, ministrja Lindita Nikolla ka zgjedhur kampusin e ri universitar të Universitetit “Aleksandër Moisiu” për të folur për numrin e pranimit të studentëve dhe një plotësim të nevojave të tregut të punës.

“Sot që ne flasim nga 14 programe dy vjeçare, ku patjetër universiteti Durrësit ka pas sasinë më të madhe të këtyre programeve, kemi arritur në 70 programe dy vjeçare. Por kjo s’do të thotë që thjeshtë është vetëm nxitja për të hapur një program, e rëndësishme është që programet duhet të jenë zgjedhje së pari e studentëve dhe së dyti patjetër të adresojnë të gjithë nevojat që tregu i punës ka dhe nëse i referohemi këtij treguesi, shikojmë që ky vit ka shënuar 1655 studentë deri në këtë moment, sepse ju e dini që jemi në proces për të përmbyllur kuotat e fundit. Është një lajm shumë i mirë që në këtë programe Universiteti i Durrësit nuk ka asnjë kuota të lirë, pra kemi një rritje numri të studentëve në programet dy vjeçare që do të thotë një mendësi e re për t’a kultivuar tek të rinjtë dhe të rejat që nuk është thjeshtë dhe vetëm një diplomë “Bachelor” apo “Master” studimesh që mundëson suksesin në tregun e punës, por janë edhe programe të tilla.”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek numri i studentëve të cilët kanë zgjedhur programet profesionale në Universitetet publike.

“Nëse shikojmë vërtet në universitetet private janë 40 programe dy vjeçare dhe 30 në universitetet publike. Por nëse i referohemi numrit të studentëve kemi një raport të përmbysur, sigurisht edhe për shkak të gjithë standardit që gjithë universitetet publike ofrojnë, historikut të tyre, cilësisë profesoratit. Kemi 1143 studentë në programet profesionale të arsimit të lartë publik dhe 512 në ato private, duke pasur një raport 68 me 32%. Është edhe ky një tregues, një tregues jo vetëm për preferencën që kanë të rinjtë dhe të rejat, por besoj është edhe një tregues për të thënë njëherë së pari se e kam merak atë pjesë, që jo ligji i arsimit të lartë nuk adresonte më shumë favore për universitetet private, përkundrazi i vendoste për herë të parë edhe universitetet private dhe ato publike në të njëjtën kurbë dhe në të njëjtën masë. Jo domosdoshmërisht programet dy vjeçare janë zgjedhje e studentëve me mesatare nën 6, pasi 27% e të gjithë të regjistruarve në programe dy vjeçare rezulton që kemi një mesatare edhe mbi 6. Duhet përgëzuar dhe duhet përshëndetur për të parë dy programe dy vjeçare jo vetëm si dorës së dytë apo dorës tretë, por janë studime të larta që mundësojnë patjetër punësimin shumë më shpejtë në tregun e punës dhe nga ana tjetër nuk ngushtojnë aspak zgjedhjen e çdokujt që ka nevojë për karrierë, për të rifilluar një program të dytë studimi. Janë 328 nga 1655 studentë që janë në fazën e notës mesatare midis 7 dhe 8, janë 89 midis 7 dhe 8 dhe mbi 8 kemi 11 studentë. Lejomëni po ashtu të them që ky ka qenë një vit që programet dy vjeçare kanë qenë në një numër më të madh dhe janë 47 programe të reja dy vjeçare profesionale, nga të cilat 15 në institucionet e larta publike dhe 32 në institucionet e larta private.”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY