Ambasadori i BE flet nga Fieri për ngjarjen e Bularatit dhe ministrin Lleshi

0
699

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka komentuar nga Fieri ngjarjen e Bularatit, ku një 35 vjeçar grek u ekzekutua nga forcat RENEA, pas një përplasjeje me arë.

Soreca tha se Shqipëria duhet të mbrojë minoritete në vend, ndërsa duhet gjetur edhe një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet përfshirë edhe çështjen e detit.

Ndërkohë ambasadori i BE ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në MInistrinë e Brendshme, ku pas largimit të Xhafajt në krye të këtij institucioni është emëruar Sandër Lleshi.

Sipas ambasadorit ministri ii i Brendshëm dihet të vijojë luftën kundër krimit.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen.

Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa veprime shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Fatmir Xhafaj, prandaj edhe vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin. Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin do të kenë në krah BE-në”- deklaroi Soreca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here