Saturday, September 23, 2023
Home Aktualitet “Kam gjëra për të thënë pas 1 vit heshtje”, Tahiri konferencë në...

“Kam gjëra për të thënë pas 1 vit heshtje”, Tahiri konferencë në 11:00

0
507

Sikundër dhe paralajmëroi të hënën, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë sot në orën 11:00 në një konferencë për shtyp.

“Pas një vit heshtje, sot kam gjëra për të thënë” paralajmëron ai.

Tre dite me pare, Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dokumente shtesë në lidhje me dosjen ku është i akuzuar si pjesë e grupit Habilaj.

Jo zyrtarisht, mësohet se Tahiri ka dorëzuar në zarf një vendim të autoriteteve italiane të drejtësisë që kanë pushuar hetimet ndaj tij.

Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë shqiptare, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here