Tuesday, September 26, 2023
Home Politikë Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë së shpejti në Pejë

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë së shpejti në Pejë

0
458

Mbledhja e ardhshme e përbashkët mes dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet në Pejë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Në pak javë në do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm për sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim” u shpreh Bushati dje nga qyteti i Kukësit.

Në përgjigje të zërave në Ballkan, të cilat ministri i cilësoi nacionaliste, ai tha se “ndërkohë që në Ballkan vijon të flitet për teza nacionaliste, ne shqiptarët është mirë që të fokusohemi në çështje sa më konkrete, të cilat ndikojnë jetën e qytetarëve”.

Sipas ministrit, përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, falë ndihmës së BE-së, krijohet një mundësi dhe ndërlidhje jo thjesht mes dy zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, por mbi të gjitha mes popullatave që jetojnë në këto zona e krahina, të cilat në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka një specifikë të veçantë, sepse, sipas tij, në fund të ditës jemi një komb dhe flasim një gjuhë.

3 programet e financuara nga BE-ja janë: pika doganore Shishtavec-Krushevë, mbrojtja mjedisore dhe menaxhimi i mbetjeve, si dhe programi i shtrirjes së vijës Dinarika, që ka të bëjë më rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Duke prekur procesin e anëtarësimit në BE, kjo e fundit sipas tij është proces që fillimisht nis me ndryshimin e dinamikës së komuniteteve lokale.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një proces që ka të bëjë me zbatimin e Reformës në Drejtësi, nuk është një proces që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, të flasim edhe për tema që janë shumë konkrete dhe përmes disa projekteve konkrete, por domethënëse të ndryshojmë pak nga pak dinamikën e komuniteteve të ndryshme lokale”, tha ndër të tjera ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here