Tuesday, September 26, 2023
Home Politikë “Rrëzimi” i Sandër Lleshit, Basha: Lëvizja e ashpër, jo lojë shahu, largimi...

“Rrëzimi” i Sandër Lleshit, Basha: Lëvizja e ashpër, jo lojë shahu, largimi i Ramës!

0
484

Rënia e ministrit të tretë të Brendshëm, sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale të mazhorancës.

Nga Korça, Basha tha se lëvizja më e ashpër në atë që nuk do të jetë lojë shahu, është largimi i Edi Ramës.

BashaPresidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama. 

Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale. 

Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here