Trajneret shkodran ironi me premtimin e Ademit per Vllaznine ne kategorine e pare: ” Nje kryetare e tilla na duhet edhe 4 vite”

0
838

Ish futbollisti i madh i Vllaznise dhe trajneri Edi Martini ka shprehur serish keqardhjen e tij per gjendjen e renduar te futbollit shkodran. Ne  ne rrjetet sociale, ai ka postuar serish nje video te kryebashkiakes Voltana Ademi kur ne fushaten elektorale, perpara se te merrte detyren “premtoi” apo beri nje “lapsus” teksa tha se Vllaznine do ta çojne ne kategorine e pare. Ish sulmuesi shkruan me ironi:

“Une mendoj qe na duhet edhe 4 vjet kryetare bashkijet ne Shkoder sepse eshte njeri qe e mban fjalen.ky eshte premtimi i bere qytetareve ne fushate para se te behej kryetare bashkijet”

Por menjehere ne postimin e ti, ka komentuar edhe trajneri Samuel Nikaj. Duke riktheksuar deshtimin e futbollit shkodran, ai thote se Ademi, si presidente e ekipit do ta çoje ne kategorine e 7-te Vllaznine.  Nderkohe me tej, ata shprehin shqetesimin se edhe ekipi i Vllaznise ne basketboll rrezikon te bjere nga kategoria kete sezon dhe sporti ne Shkoder duket se eshte drejt fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here