Tuesday, November 20, 2018

Nëna e Kacifas: Kostandini do të mbetet një hero, e donte Vorio Epirin

71
0

“Kostandini do të mbetet një hero “, kështu u shpreh Vasilika Kacifas, nëna e Kostandinit, i cili u vra nga forcat Renea një javë më parë.

Deklarata e nënës së Kacifas u bë në meshën përkujtimore që u zhvillua në Bularat në nder të të riut minoritar. Ajo kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit.

“Kostandini im do të jetë një hero dhe unë do të bëhem një nënë e fortë dhe unë do ti vë zemrës një gur për djalin tim”, tha nëna e 35-vjeçarit.

“Ai e donte fshatin e tij dhe Epirin e Veriut”,  vijoji më tej zonja Kacifas.

Ndërkohë mediat në Greqi e konsiderojnë si sjellje çnjerëzore të autoriteteve shqiptare, faktin që nuk po ja kthejnë trupin familjes.

LEAVE A REPLY