Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 tetor), ku një makinë “Fiat” me targa italiane është përplasur me një “Golf”.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Të plagosurit, të cilët janë nga Fieri u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.