‘Mbrojtja më e mirë është sulmi’, thotë një shprehje popullore.
E këtë duket se e ka kuptuar mjaft mirë edhe ministri i Brendshëm ende në detyrë, Fatmir Xhafaj.
Sipas Edi Ramës, Xhafaj është edhe sot në pasi nesër do të shkarkohet në Parlament.
Por para se të shkarkohet, Fatmir Xhafaj duket se e ka kuptuar mjaft mirë ‘lojën e shahut’ të Ramës dhe i ka dërguar sot një mesazh të koduar.
Xhafaj duket se po vepron njësoj si paraardhësi i tij, Saimir Tahiri, i cili kur ishte në ditë të zeza dhe po priste arrestimin, i drejtoi Ramës një mesazh me fjalët: ‘nuk keni parë gjë akoma’.
Pas këtij mesazhi gjithçka ndryshoi dhe Edi Rama vendosi ta mbronte e jo ta arrestonte Tahirin.
Njësoj ka vepruar edhe sot ministri në detyrës, Fatmir Xhafaj.
Duke u futur për në zyrën e tij, Xhafaj nuk ka preferuar të flasë gjatë për gazetarët, por ka dërguar një mesazh të koduar drejt Edi Ramës.
‘Lojë Shahu është. Asnjë koment’, është shprehur Xhafaj për gazetarët, duke e dhënë mesazhin e tij për lëvizjen që mund të ndodhë më pas.