Rënie e ndjeshme e numrit të martesave po vërehet nga viti në vit. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se në vitin 2010 janë regjistruar 25,500 martesa. Në vitet më pas, rreth 22 mijë martesa në vit. Në vitin 2018, deri në muajin shtator, 16 mijë e 848 martesa.

Numri në ulje i martesave shoqërohet nga numri në rritje i divorceve.

Rekordin e mban viti 2017 me 7956 divorce. Pra gjatë një dite, në të gjitha gjykatat e vendit merret vendimi për ndarjen e 22 çifteve.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën e numrit të divorceve, madje ky trend është në rritje. Pasi vetëm në vetëm në kryeqytet gjatë 9 muajve të fundit kanë kërkuar zgjidhjen e martesës 1687 persona, 110 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

LEAVE A REPLY