Wednesday, April 17, 2024
Home Kronika Përfituan mijëra dollarë në SHBA, në kërkim çifti i të moshuarve nga...

Përfituan mijëra dollarë në SHBA, në kërkim çifti i të moshuarve nga Shqipëria

0
850

Plot 25 persona janë akuzuar për përfitime të padrejta publike dhe të ndihmës, duke i shkaktuar një dëm shtetit të Orange County më shumë se 275,000 dollarë.

Arrestimet janë bërë mes të hënës dhe të enjtes, tha avokati i qarkut Orange County, David Hoovler, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe një çift i moshuar nga Shqipëria, përkatësisht Palë dhe Katrine Kronaj, 84 dhe 74 vjeç.

Mediat lokale amerikane shkruajnë se çifti ka udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të marrë përfitimet e paligjshme që kapin shifrën e më shumë se 32 mijë dollarë.

Teksa është lëshuar një urdhër për arrestimin e tyre, vendndodhja e çiftit mbetet e panjohur.

Ata kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Orange Country për të marrë përfitimet financiare publike, ndërsa për skenën e mashtrimit janë përfshirë edhe persona të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here