Kolegji i “Shën Adrianit” në Kalabri u vlerësua sot me dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Dekorata ju dorëzua autoriteteve lokale nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

“Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë e kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë sonë kombëtare, vlerësova sot me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Kolegjin e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona, ku u krijua elita e plejadës arbëreshe në Kalabri. Mirënjohje për kontributin e veçantë në forcimin e lidhjeve, veçanërisht kulturore, midis Shqipërisë dhe Italisë”,- shkruan në një postim në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta.

LEAVE A REPLY