Tuesday, September 26, 2023
Home Kronika Hetimet, brenda nëntorit merret vendimi përfundimtar për ish-ministrin Tahiri

Hetimet, brenda nëntorit merret vendimi përfundimtar për ish-ministrin Tahiri

0
529

Burime bëjnë të ditur se brenda nëntorit Prokuroria për Krime të Rënda  do të marrë vendimin nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi për ish-ministrin Tahiri apo do të ngrihet një akuzë ndaj tij.

Ky vendim vjen pasi organi i akuzës administroi si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky vendim u dorezua nga Tahiri dhe avokati i tij pak dite me pare, në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Saimir Tahirit.

Sipas hetimeve italiane ish-ministri nuk ka qenë i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Në Shqipëri, Tahiri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here