Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Kush kërkon punë të shkruajë në portalin e bashkëqeverisjes

Kush kërkon punë të shkruajë në portalin e bashkëqeverisjes

0
593

Tashmë edhe ata që janë në kërkim të një pune mund të shkruajnë në portalin e bashkëqeverisjes. Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës dhe qytetarë të ndryshëm, kryeministri Edi Rama tha se portali mund të ndihmojë me mundësitë që janë në zyrat e punës, por edhe në kompanitë private.

Rama: Nëse duan një punë, jo një rrogë në shtet, por një punë, atëherë të mos hezitojnë t’i drejtohen Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila përmes koordinatorëve dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të ministrit të Financave dhe Ekonomisë vihet në lëvizje, për t’ju ofruar mundësitë e punës që janë aktualisht në zyrat e punës, por që janë edhe përtej zyrave të punës, me kompani të ndryshme private.

Nga ankesat e qytetarëve Rama u shpreh se është vënë re një rritje e numrit të çështjeve të zgjidhura.

Rama: Nga statistikat e ALUIZNI-t vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet padiskutim me presionin e bashkëqeverisjes.

Pavarësisht zgjidhjes së problemeve, Rama siguroi se puna nuk mbaron me kaq, sepse më pas fillon dhe ndëshkimi administrativ ndaj punonjësve që bëhen pengesë apo dhe ndjekja penale e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here