Sandër Lleshaj tashmë është zyrtarisht pjesë e qeverisë. Një ditë pas emërimit si zv/ministër i Brendshëm, ai ka zëvendësuar edhe Fatmir Xhafajn në faqen zyrtare të qeverisë.
Në faqen zyrtare në internet ai prezantohet si numri dy i dikasterit të ministrisë së Brendshme, përkrah kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar.
Pasi emërimit, Rama bëri edhe një foto me Sandër Lleshajn dhe më pas e shoqëroi atë në ambientet e ministrisë. Ndërsa pas disa minutash u shfaq duke dalë me ministrin e larguar Fatmir Xhafaj.