Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar urdhrin e dhënë sot nga zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi për mbetjet në 4 rrethe të vendit, drejtuar Policisë së Shtetit.Paloka ironizoi urdhrin e Lleshit, i cili u emërua dje zyrtarisht në postin e zv.ministrit por me kompetencat e ministrit të Brendshëm.

Sipas Palokës, Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje emergjente për luftën kundër krimit dhe jo mbeturinave. Demokrati tha se Lleshi ndoshta do t’u tregojë shqiptarëve se aq e ka tagrin. Kujtojmë se urdhri i parë që dha sot Lleshi që pas marrjes së detyrës ishte ai për administratën e tij, ku ndalonte daljet për kafe në orar pune.

“Një ministër… po e quaj ministër, që urdhrin e parë në një vend që është vënë në shënjestër për krimin e organizuar, merret me plehrat. Mase duket Lleshi do t’u thotë shqiptarëve se kaq e ka tagrin. Siç duket policia do të shërbejë vetëm për të djegur plehrat apo për të mbajtur njerëzit larg nga plehrat. Lleshi do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Dhe deri sa të jetë Rama aty, pak rëndësi ka se kush do të jetë ministër. Me grada apo pa grada, do të vazhdojë të jenë ushtarë të Ramës. Sa të jetë Rama, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe s’do të ketë demokraci për rrjedhojë. Rama do larguar me çdo mënyrë. Ne rrezikojmë demokracinë në vend, por ajo lidhet me gjithçka”, tha Paloka

Teksa u ndal tek fakti se pse opozita nuk e mbështeti kandidaturën e Lleshit si ministër, Paloka tha se ai nuk është figurë e spikatur politike dhe se do të jetë ushtari i Ramës.

“Arsyet se pse Meta nuk e ka dekretuar Lleshin, duhet t’i kërkohen atij. Se di nëse është detyrim që arsyet Meta t’i bëjë publike. Ne duhet të dimë pse ka ikur Xhafaj. Edhe Meta ka të drejtën e tij që të deklarohet apo jo për arsyet. Ai ka thënë se; “Jam gati që të vijë në Parlament dhe të japë sqarime, me dyer të mbyllura apo të hapura”. Jam shprehur në emër të PD dhe personalisht dhe arsyeja është një dhe shumë e thjesht. Lleshi vjen në postin më të rëndësishëm qeveritar në një kohë kur Shqipëria vuan nga krimi i organizuar. Në këtë kohë na vjen një figurë që do të jetë shërbëtor i Ramës.

Ai ka qenë këshilltar i Ramës për kaq vite, dhe në këtë periudhë kur kanabis dhe vjedhja e votave ka qenë një proces i zhvilluar në sytë e shqiptarëve, se dimë ça këshillash i ka dhënë Ramës në këto kohë. Ka qenë një vartës, nëpunës i Ramës dhe pozicioni i tij do të ngelet i njëjtë. Ai është një funksionar i vënë aty nga kryeministri. S’jemi në një situatë normale.

Jemi në një situatë ku krimi ka marrë të gjitha frenat në dorë. Se dimë se pse ka ikur Xhafaj. Ka shumë fjalë që e lidhin momentin e largimit të tij me kapjen e bandave të PS. Në këtë moment largohet Xhafaj dhe vjen një njeri që nuk është figurë publike dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ministri i Brendshëm ka detyra të tjera. Posti i ministrit është politik. Vendosja e një njeriu të tillë, me profil fare të ulët politik, të bën të mendosh që ky do të marrë urdhër nga Rama dhe s’do të luftojë krimin. Kemi bindjen se Rama nuk i donte këto goditje që bëri Xhafaj (arrestimet). E fundit fare është ajo me Dakon, pasi ai është njeriu më i rëndësishëm për Ramën. Rama nuk donte që të bëhej kjo goditje për Dakon, ndaj erdhi kjo lëvizje. Unë i thash Lleshit dje që të tregojë rastin se nuk është ushtar i Ramës. Nëse ai do të ishte një njeri me profil politik dhe të zbatojë ligjin dhe mos të bëhet mbrojtje e krimit dhe politikës së lidhur me krimin, të gjitha gjasat ashtu do jetë”, tha nënkryetari i PD-së.

LEAVE A REPLY