Deputeti i LSI i bashkohet protestës tek Unaza e Re, apel Ramës: Përballu me banorët, lëre show-n

0
723

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, u është bashkuar banorëve tek Unaza e Re, të cilët prej disa ditësh protestojnë për të mos lejuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, të cilën Rama kërkon t’ua marrë dhe t’ua japë oligarkëve të tij.

Gjatë fjalës së tij Brahimllari i ka bërë thirrje Ramës, që të lërë dëgjesat me partinë e tij por të dëgjojë hallet dhe problemet e qytetarëve.

‘Kryeministri të gjejë zgjidhje. Kryeministri të mos bëj dëgjesë me partinë  e tij por të vijë të dëgjojë banorët që po i merr gjënë më të shtrenjtë. Kryeministri të vijë të përballet me banorët e ti lërë dëgjesat fasadë dhe show-n politikë. Banorët duan zgjidhje’, u shpreh Brahimllari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here