Wednesday, November 21, 2018

Këta janë 5 shqiptarët e arrestuar për kokainë në Itali, drogën e fshihnin në mure

223
0

Këta janë pesë shqiptarët e arrestuar të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga përfunduan Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç, ndërsa nën arrest shtëpia jenë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit kompleks “Brodhers” i realizuar në komunën e Anagnit.

Ata e fshihnin kokainën në muret e ndërtesave historike të qytetit Todaro si dhe në bodrumin e një prone private.

Edhe makinat e përdorura nga banda, kishin hapësira të posaçme për fshehjen e drogës.

Çifti Kasaj-Todaro fitonte rreth 2600 euro në muaj, aktivitet i ushtruar për më shumë se 5 muaj.

LEAVE A REPLY