Makina plot me drogë nga Shqipëria, kapen 40 kg hashash

0
749

Mbi 40 kg marijuanë dhe mbi 2 kg hashash çokollatë janë kapur në kufirin greko-shqiptar.

Policia greke ka ndaluar në Sajadhe një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 40 kg 860 gram marijuanë dhe 9 pako me 2 kg 190 gram hashash çokollatë.

Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit 39-vjeç. Ndërkohë në vendin e quajtur Rajo, u gjet i braktisur një mjet që rezultoi të kishte rolin e kontrollorit te rrugës per kalimin e mjetit me drogë.

Drejtuesi i mjetit te braktisur, nje shtetas 26-vjec, u kap ne Nea Selefkia, Igumenice.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here