Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Mesazhi i kryepeshkopit Anastas për varrimin e Kacifas: Të ndalojë zhurma e...

Mesazhi i kryepeshkopit Anastas për varrimin e Kacifas: Të ndalojë zhurma e papërgjegjshme

0
579

Në ditën kur do të varroset Kostandinos Kacifas, mediat në shtetin fqinj kanë publikuar mesazhin e kryepeshkopit Anastas, i cili bën thirrje që të ndalohet zhurma e papërgjegjshme.

“Le të varroset trupi i Kostandino Kacifas sipas traditës fetare. Le të kthjellohen shpirtërat e të gjithëve. Le të ndalojë zhurma e papërgjegjshme. Të tjerat mund të shqyrtohen në vazhdim, me objektivitet dhe respekt reciprok”, shkruajnë mediat greke duke cituar mesazhin e kryepeshkop Anastasit.

Po ashtu mediat thonë se ministria e Jashtme dhe ajo e rendit u bëjnë thirrje qytetarëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit te Kacifas. Media citon burime qeveritare të kenë apeluar që të tregohet vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj familjarëve të të vdekurit.

“Policia greke ushtron kontrolle ndaj autobusëve dhe autoveturave që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Postblloqet e policise, ne afersi te kufirit me Shqiperinë. Në anën tjeter të kufirit bëhen kontrolle nga policia shqiptare”, shkruajnë mediat helene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here