Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme për shkak të një aksidenti rrugor. Lajmi raportohet nga mediat lokale, të cilët shkruajnë se viktimë e aksidentit ka mbetur një 65-vjeçar me iniciale T.A

Shqiptari që humbi jetën banonte prej vitesh në Montalbano Jonico afër provincës së Materas. Aksidenti ka ndodhur kur shqiptari po ecte në këmbë afër një rrugë, por ky moment ka përfunduar fatal pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz”.

Mediat Italiane

Siç raportojnë mediat e vendit fqinj përplasje ka qenë shumë e fortë saqë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme emigrantit shqiptar në Itali.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin, i cili i mori jetën shqiptarit teksa po ectë buzë një rrugë në këtë zonë.

LEAVE A REPLY