Wednesday, November 21, 2018

Policia kap “tapë” shoferët e autobusëve urbanë

69
0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka kontrolluar 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane në Tiranë, ku dy prej tyre ishin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës, thotë se kontrollet janë zhvilluar nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj.

LEAVE A REPLY