Tuesday, December 3, 2024
Home Politikë Shqipëri-Kosovë, kordinim për mirëmenaxhim të ujësjellësave

Shqipëri-Kosovë, kordinim për mirëmenaxhim të ujësjellësave

0
586

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një bashkëpunim më të ngushtë në menaxhimin e ujërave. Për këtë çështje ministrat Damian Gjiknuri dhe Valdrin Lluka nënshkruan një marrëveshje ku shprehet angazhimi për të shkëmbyer përvojën e tyre me synim mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore.

Gjiknuri: Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka vuri theksin tek nevoja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive në menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Lluka: Kemi nevojë edhe ne në Kosovë për praktikat më të mira që ofron Shqipëria, sidomos nga disa praktika me menaxhimin e ujërave të zeza. Prandaj, le të jetë kjo edhe një metodë e shkëmbimit të këtyre praktikave që mund ti aplikojmë në vendet tona në mënyrë që bashkarisht ti menaxhojmë ujërat sa më mirë. 

Gjatë këtij viti në Shqipëri janë instaluar 74 mijë matësa dhe 37 mijë kontrata të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here