Tuesday, November 20, 2018

Basha prezanton programin ekonomik: PD bashkë me gjermanët e CDU

51
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një tryezë të rrumbullakët me ekspertin gjerman, Dr. Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit ne Keshillin Ekonomik të CDU.

Bashkë me Henze, Basha diskutoi për programin ekonomik të PD në kuadër të investimeve në infrastrukturë, energji.

Basha e vuri theksin tek veprimi i Drejtësisë në mënyrë të duhur si dhe heqja e përqëndrimit të ekonomisë nga duart e oligarkëve.

Kryedemokrati tha se sapo PD të merrte pushtetin do të vinte që nga dita e parë programin ekonomik në zbatim.

“Duhet një Drejtësi që ndëshkon politikanët e lidhur me krimin dhe garanton të drejtat e qytetarëve, zbatimin e ligjit. Hapi i dytë do të jetë kthimi i Shqipërisë në një atraksion për investitorët. Dy investimet e fundit u kontaktuan nga qeverisja e PD dhe tani po shkojnë drejt përfundimit.

Ne do të vazhdojmë bashkëveprimin me CDU për të realizuar planin tonë ekonomik. Ne kemi vendosmorinë për t’i vendosur në zbatim që ditën e parë që do na besohet qeverisja nga shqiptarët.

Me taksën e sheshtë 9%, me çlirimin e biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arbitraritetit, sigurimi i konkurrencës së lirë e të barabartë. Do i japim fund politikave klienteliste e korruptive që kanë përthithur qindra milionë euro parave publike. Do ta çojmë borxhin publik të shqiptarëve në 82% e do ja heqim këtë barër shqiptarëve.

T’ia plotësojmë ëndrrat rinisë së etur për edukim e punësim këtu në Shqipëri, e jo të ikin. Do e realizojmë planin tonë deri në fund,” tha Basha.

LEAVE A REPLY