Friday, April 19, 2024
Home Politikë Mosdekretimi i Lleshit, Meta: Amatorët dhe diletantët të lexojnë Kushtetutën

Mosdekretimi i Lleshit, Meta: Amatorët dhe diletantët të lexojnë Kushtetutën

0
679

Emërimi i gjeneral Sandër Lleshajt në ministrinë e Brendshme ka zhvendosur gurët e shahut mes presidencës e kryeministrisë.

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje ‘amatorëve dhe dilentatëve” të lexojnë Kushtetutën lidhur me kompentencat që ajo i jep atij si kryetar shteti.

Meta u rezervua të saktësonte se kujt i drejtohej duke i etiketuar si  “dilentantë” dhe “amatorë” ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama por dhe deputetët e maxhorancës këto ditë janë shprehur se Kushtetuta e detyron ta firmosë.

Kreu i shtetit Ilir Meta, shprehet i bindur për vendimin e dhënë me refuzimin e dekretimit të emrit të Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm. Në kuadër të këtij debati Meta ngriti dhe një pyetje: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër?

Rama deklaroi më 6 nëntor:  Kushtetuta i ka të përcaktuara një për një, e zeza mbi të bardhë, të 12-të kompetencat e Presidentit të Republikës, ndër to nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të Kryeministrit përsa kohë ky gëzon besimin e shumicës në Parlament dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e Kryeministrit. 

 Është e sigurtë që nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë qoftë dhe e fshehur nëpër rreshtat e atyre 12-të kompetencave të shkruara qartësisht, s’ka diskutim që paraardhësi i Ilir Metës s’do ta kishte lënë pa zbuluar. Edhe pse haptazi partiak, botërisht i njohur si artilier i zellshëm i Partisë Demokratike, pasi e bombardoi me gjithë furinë e grykës së gojës ministrin e propozuar prej meje, presidenti i gjashtë i Republikës e firmosi dekretin për atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta e Shqipërisë. …

Keqkuptimi i madh i presidentit të Republikës është se unë nuk i kam propozuar atij kandidat për ministër. Jo! Unë Presidentit i kam çuar dekretin për një ministër jo kandidat.

… Sipas Kushtetutës presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë por ka detyrën ta miratojë. Pra presidenti i Republikës sonë Parlamentare përveç 12 kompetencave që Kushtetuta ia njeh shprehimisht dhe ligjet e nxjerra në pajtim me të ia përkufizojnë qartësisht, dhe një nga këto është dhe detyra për të dekretuar qeverinë si dhe çdo anëtar të saj sipas kërkesës së kryeministrit. Madje brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative nuk lë asnjë vend për intepretim.

Ilir Meta sot më 9 nëntor: “Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit. Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim  në këtë rast, pasi në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti nuk mund të kthejë prapa dekretin  kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër?”

A do i drejtohet parlamentit për të treguar arsyet?

 “Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka” u shpreh Meta.

Meta u shpreh i bindur se ka zbatur kushtetutën me përgjegjshmëri të plotë. Menjëherë pas kësaj deklarate Kryeministri Rama informoi se kishte dërguar emrin për dekretim të Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm. 

 

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here