Një 44 vjeçar nga Shqipëria dhe banues në Milano është arrestuar nga policia vendase pas një sulmi tjetër ndaj gruas së tij, duke e ofenduar dhe goditur fizikisht nën sytë e djalit 13 vjeçar.
Një 55 vjeçare italiane, ka lajmëruar policinë rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës duke deklaruar se ajo po rrihej nga bashkëshorti në banesën e tyre në “Piazza Insubria”, në zonën e Calvairate
Policia ndërhyri menjëherë duke gjetur gruan me plagë të shumta dhe me çarje në buzë si dhe djalin e saj, por jo burrin.
Gruaja raportoi se dhuna përsëritet për vite me radhë. “Grushte dhe kërcënime me vdekje nën efektin e kokainës”, i tha ajo policisë.
Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2008. Ajo e kishte paditur për dhunë në vitin 2014, në vitin 2015, në vitin 2016 dhe herën e fundit tetorin e kaluar.
Pavarësisht se nuk u gjet në mëngjes, ishte telefonata e djalit 13 vjeçar në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë dhe duke shpjeguar se babai i tij ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar të rrihte sërish gruan.
Gjithmonë përpara fëmijës dhe aspak i frikësuar nga prania e policisë, shqiptari ka vazhduar të fyej gruan derisa u arrestua.