Rumania e interesuar për prodhimet bujqësore shqiptare

0
566

Forumi i Biznesit Rumani-Shqipëri ka bërë bashkë sipërmarrësit, të cilët kanë bërë apel për bashkëpunim me qëllim rritjen e investimeve.

Gjatë takimit është vënë theksi te importi i produkteve bujqësore.

“Marrëdhëniet midis dy popujve tanë duhet të rriten më tej. Mund të bëjmë tregti shumë të mirë midis nesh, të mbështesim prodhuesit dhe të rrisim eksportet sepse ju keni shumë prodhime bujqësore dhe ne kemi interes për të importuar. Ndërsa ne mund të ofrojmë një eksperiencë në fushën e IT”.

Zëvendësministrja e Ekonomisë ftoi biznesin rumun në Shqipëri.

“Turizmi, transporti, energjia, bujqësia, mjedisi, komunikimi dhe fusha e teknologjisë së informacionit, ishin disa nga sektorët ku të dyja palët u dakordësuan të vendosin në axhendat e tyre për bashkëpunimin në vijim”.

Në aktivitet morën pjesë dhe 15 sipërmarrës rumun që kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here