Wednesday, November 21, 2018

“Më sollën trafikantët”, shqiptari burgoset në Britani pasi u kap në fabrikën e drogës

146
0

Një emigrant ilegal i cili i tha policisë se u trafikua në Britani nga trafikantët e qenieve njerëzore u burgos pasi u kap duke punuar në një fabrikë kanabisi.

Hakik Lala do të deportohet kur të përfundojë burgimin pasi pranoi fajin për prodhimin e kanabisit në një shtëpi në rrugën Chepstow të Newport.

Në Gjykatën e Cardiff u dëgjua se policie ishte informuar se njerëzit ishin detyruar të punonin si skllevër në pronë.

Gjykatësi Richard Williams tha se oficerët e rrethuan ndërtesën të premten, më 7 shtator dhe kapën Lalën, teksa u përpoq të ikte përmes një dritareje.

Policia gjeti një fermë të madhe kanabisi brenda ku rriteshin 250 bimë në dhoma të ndryshme.

I pandehuri 46-vjeçar, i cili u asistua nga një përkthyes në shqip gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuara rreth një muaj e gjysmë më parë.

Lala, i cili nuk kishte vendbanim të përcaktuar, tha se kishte paguar 10,000 paund për të hyrë në vend në anën e pasme të një kamioni nga Belgjika me qëllim të punonte si murator.

Kur arriti ai tha se ishte vendosur në një hotel për dy ditë dhe se i ishte marrë pasaporta.

I pandehuri i tha policisë se ishte dërguar në Chepstow Road dhe u urdhërua të qëndronte atje derisa të paguante borxhin prej 10 mijë paundësh.

LEAVE A REPLY