Verën tjetër, telefonata pa roaming Kosovë – Shqipëri

0
654

Kryetari i Bordit të Komunikimeve Elektronike në Kosovë,  Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur  se qytetarët në sezonin e ardhshëm veror mund të flasin pa roaming nëse nënshkruhet marrëveshja më 28 nëntor ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë.

“Largimi i roamingut ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe ARKEP është i gatshëm që ta zbatojë sa më shpejtë që të jetë i mundur. Çështja e marrëveshjes ndërshtetërore i takon Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është themeluar një grup punues dhe ne në pjesën e Kosovës e kemi kryer një pjesë të madhe.

Kjo çështje do të diskutohet takimin e ardhshëm të dy qeverive që do të mbahet me 28 nëntor në Pejë dhe shpresojmë që aty të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes finale në mënyrë që të fillohet me zbatimin i tërheqjes së roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Gashi në një intervistë për Telegrafin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here