Zgjerimi i BE, Meta: Debati nuk fitohet me kërcënime, por kur vendet të jenë gati

0
525

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë fjalën sot në forumin që zhvillohet nga Fondacioni për Zhvillim dhe Bashkëpunim me fondacionin Konrad-Adenauer.

Në fjalën e tij, Meta theksoi rëndësinë e procesit të Berlinit dhe shprehu besimin se vendi ynë i ka mundësitë që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Meta tha: “Procesi i Berlinit është konceptuar si mekanizëm përshpejtues i procesit të zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së dhe NATO-s në rajonin tonë mbeten projekte të pazëvendësueshme dhe strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Frika nga zgjerimi apo debati thellim apo zgjerim kanë bashkëjetuar në të gjithë historinë e ekzistencës së BE, por nuk janë bërë kurrë pengesë për zgjerimin e vazhdueshëm të kufirit europian.

Zgjerimi ka ndodhur, madje me vende që kanë popullsi shumë të lartë se shumatorja e gjithë Ballkanit perëndimor sëbashku. Ndaj, ky debat nuk fitohet as me kërcënime dhe as e mohime.

Zgjerimi do të ndodhë kur vendet tona të jenë gati; të zbatojnë reforma të guximshme dhe të vërteta dhe të korrin rezultate bindëse për qytetarët në radhë të parë dhe për vdenet anëtare që na mbështesin si partnerë në këtë proces. .

Unë besoj se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë të gjitha mundësitë të çelin negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, ndaj duhet të përqëndrojnë energjitë akoma më mirë në zbatimin e reformave kyçe,” theksoi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here