Numri i të rriturve të SHBA që pinë cigare ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, pavarësisht progresit, zyrtarët e shëndetësisë thonë se shumë amerikanë ende përdorin produkte duhani.

Rreth 14% e të rriturve amerikanë, rreth 34 milionë njerëz, raportuan se pinin cigare çdo ditë ose ndonjë ditë kur u intervistuan në vitin 2017. Ndërsa kjo shifër në vitin 2016 ishte 15.5%.

Megjithatë, të dhënat më të fundit treguan se rreth 47 milionë amerikanë, ose 1 në 5 amerikanë, ende përdorin një shumëllojshmëri të produkteve të duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, të cilat janë gjithnjë e më popullore tek të rinjtë.

“Kjo shifër është më e ulta ndonjëherë e pirjes së duhanit në mesin e të rriturve në SHBA dhe është një  arritje e jashtëzakonshme shëndetësore që  tregon rëndësinë e strategjive të vazhdueshme të provuara për të zvogëluar pirjen e duhanit,”-tha në një deklaratë  Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve .

Hulumtuesit vërejtën një rënie veçanërisht të dukshme në pirjen e duhanit në mesin e të rinjve.

Në vitin 2017, rreth 10 % e të rinjve të moshës 18-24 vjeç tymosnin cigare, krahasuar me 13% në vitin 2016.

LEAVE A REPLY