Wednesday, November 21, 2018

Vettingu i politikës, deputetët e PD në Shkodër: Domosdoshmëri për vendin

49
0

Partia Demokratike nisi nga Shkodra prezantimin e nismës për vettingun në politikë, proçes të cilin e quan domosdoshmëri për të ndarë politikën nga krimi dhe e ka vënë kusht për t’iu rikthyer jetës normale parlamentare. Oerd Bylykbashi u kujdes të nënvizojë se vettingu në politikë nuk ndikon në reformën në drejtësi dhe sipas tij që të dyja duhet të ecin paralel.

Pas dekriminalizimit, vettingu në politikë është hapi i radhës që kanë ndërmarrë demokratët, të cilët e quajnë domosdoshmëri zbatimin e tij, për të ndarë përfundimisht politikën nga krimi.

Këtë nisëm të përmbledhur në paketën “Antimafia”, deputetët Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku dhe Gazmend Bardhi, e prezantuan në Shkodër, përballë studentëve të degës së drejtësisë.

Oerd Bylykbashi: Do të ishte absurde që politika të merte në duar kontrollin e vetëvetes. Vettingu në politikë nuk interferon absolutisht me reformën në drejtësi dhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Janë dy proçese paralele, të domosdoshme të dyja dhe nuk kanë pikëprerje, përkundrazi ndihmojnë njëra-tjetrën.

Edhe Ervin Salianji nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, ndërsa u tha të rinjve se situata e rëndë që po kalon vendi është pasojë e lidhjeve që mazhoranca ka me krimin.

Ervin Salianji: Jemi një vend pa institucione dhe institucioni i vetëm që ka mbetur sot janë rrjetet kriminale. Kur them rrjet kriminal kam parasysh Kryeministrin.

Platforma për pastrimin e politikës nga krimi, është kusht i Partisë Demokratike, tër tiu rikthyer jetës normale institucionale.

LEAVE A REPLY