Thursday, December 5, 2024
Home Aktualitet FA rehabilitojnë 16 km rrugë, Xhaçka: Ndihmojmë komunitetin

FA rehabilitojnë 16 km rrugë, Xhaçka: Ndihmojmë komunitetin

0
680

Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’, e cila përveç përgatitjes dhe trajnimit të efektivëve të batalionit të Xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira moti, u vjen në ndihmë edhe komunitetit.

Gjatë kësaj stërvitjeje në njësinë administrative Muhurr në bashkinë e Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’ dhe përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhurri në Selishtë. “Këto stërvitje i keni të zakonta për t’u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë”-theksoi ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Stërvitja ‘Kompaktësimi 2018’ shërben gjithashtu edhe për përgatitjen e xhenierëve të rinj të Forcave të Armatosura dhe trajnimin e manovratorëve.

Segmenti rural Muhurr-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i Xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here