Ahmetaj propozon përfshirjen e të gjitha pagave në tatim

0
597

Të gjitha pagat do të përfshihen në tatim. Ky ka qenë kundërpropozimi i ministrit të financave Arben Ahmetaj në komisionin e Ekonomisë pas këmbënguljes së deputetëve të maxhorancës për rritje të fashës së pagave pa tatim deri në 40 mijë lekë.Tashmë do të jetë parlamenti i cili do të votojë propozimet.

Tirane- Në paketën fiskale të vitit 2019 qeveria ka propozuar lehtësira në taksa për pagat në 13 mijë- 15 mijë lekë të reja në muaj. Por ndërs pagat e larta favorizohen ministri i Financave Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë që të tatohen pagat deri  në 30 mijë lekë që deri tani ishin përjashtuar nga skema, Nëse vendimi miratohet në parlament çdo punonjësi do i kushtojë 450 lekë në muaj.

Arben Ahmetaj:“Të ulim pragun nga 300 ta çojmë 100 apo ti fusim në sistem me 1.5 % taksë. Unë e kam bërë një propozim. Besoj se do diskutohet në të ardhmen. Ti fusim të gjithë kontribues me 1.5 % të ardhurash personale dhe bëjmë të gjithë gamën e punësuarve brenda sistemit kontributiv fiskal.

Ahmetaj paralajmëroi se të ardhurat e buxhetit të vitit të ardhshmë rrezikohen nga kursi i këmbimit.

Arben Ahmetaj:Na ulet baza e taksueshme në import. Siç po na ndodh që goditja shkon deri në fund të vitit gati 90-100 milionë dollarë. Megjithatë kemi punuar me Bankën e Shqipërisë për të qenë në parashikime të pritshme të atyre modeleve që ata ndjekin.

Pak ditë më parë në komisionin parlamentar të ekonomisë deputetët e maxhorancës kërkuan që përjashtimi nga taksat të shtrihet deri në  paga 40 mijë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here