Wednesday, September 27, 2023
Home Aktualitet Pas Kalabrisë, Meta e Mattarella takim të përzemërt në Paris

Pas Kalabrisë, Meta e Mattarella takim të përzemërt në Paris

0
495

Teksa po qëndron në Francë me ftesë të presidenti Emanuel Macron në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sërish me homologun italian, Sergio Mattarella.

Takimi i parë mes dy presidentëve u bë disa ditë më parë në Kalabri në kuadër të takimeve që Meta zhvilloi  me arbëreshët për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se: “ Edhe në Paris me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella duke ndarë mbresat e paharruara dhe emocionet e takimit historik me arbëreshët në Kalabri. 🇦🇱🤝🇮🇹”, thuhet në postin e kreut të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here