Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Avokati i Shullazit: Akuzat të stisura, gjykata në presion

Avokati i Shullazit: Akuzat të stisura, gjykata në presion

0
595

Pas vendimit që dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dënuar me 55 vite burg në total bandën ‘Shullazi’ ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Pas vendimit që dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dënuar me 55 vite burg në total bandën ‘Shullazi’ ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Përmes një deklarate për mediat Meçe tha se akuzat në fjalë ishin të stisura. Po ashtu ai nuk kurseu as kritikat për Gjykatësit e kësaj çështje, ndërsa tha se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale.

“Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi  s’u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë nuk i shpëton dot presionit. Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsiderojne një konflikt të pastër civil, si nje veper penale. Akuzat janë të stisura”, -tha Meçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here