Eurodeputetja që u shpall “non grata”: Në Shqipëri po bëhet spastrim ndaj grekëve

0
616

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, e shpallur person “non grata”, ka akuzuar qeverinë shqiptare para deputetëve të Parlamentit Europian për vrasjen e Kostandinos Kacifa duke thene se jane shkelur te drejtat e minoritetet grek në Shqipëri.

Eleni Theocharous ka publikuar në profilin e saj në Facebook fjalën e saj ne Parlamentin Europian.

“Qeveria shqiptare më shpalli person jo-grata sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur.

Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit,ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht.

Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek.

Më vjen keq që Parlamenti Europian nuk donte të diskutonte shkeljen e të drejtave të njeriut të pakicës. Unë besoj se duhet dërguar një ekip për të zbuluar të vërtetën e asaj që po ndodh në komunitetin grek”, tha ajo.

Por Parlamenti Europian refuzoi të zhvillonte një debat për vrasjen e Kostandino Kacifas më Bularat të Gjirokastrës më 28 tetor.

Autoritetet shqiptare shpallën person non grata eurodeputeten Eleni Theocharous për shkak se deklaratat e saj nxisin urrejtje dhe ngrëne pretendime territorial ndaj vendit tone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here