Pas Tiranës, Shkodra është qyteti i parë që zv/ ministri i Brendshem Sander Lleshi zgjodhi të takohet me drejtuesit e policisë.
Në takim të pranishëm përveç drejtorit të qarkut ishte edhe shefi i komisariatit dhe kupola drejtuese e kësaj drejtorie.
Mësohet se pjesë e diskutimeve ka qenë vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurise publike.
Ashtu si në Tiranë edhe në Shkodër, Lleshi ka kërkuar shtim të kontrolleve në lokalet e natës dhe ndaj personave që levizin të armatosur apo të skeduar si problematik.