Ish-deputetja e PS: Mazhoranca fajtore për ikjen e shqiptarëve

0
619

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, hoqi dorë nga politika dhe për këtë shprehet se nuk e merr malli për Parlamentin, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është katandisur. Një ndër arsyes që rendit Leskaj, është edhe mungesa e opozitës, e cila e ka braktisur parlamentin për shkak të refuzimit të Vetting-ut në politikë nga ana e Partisë Socialiste.

E ftuar në emisionin ”Ditë e Re” në ”Ora News”, Leskaj është pyetur nëse ka faj qeveria lidhur me ikjen e shqiptarëve, kryesisht të të rinjëve. Ish-deputetja theksoi se korrupsioni dhe mungesa e vendeve të punës kanë impakt.

”Është e vërtetë që mund të ketë probleme në qeverisje, kushte, korrupsion probleme me punësimin. Por ka një gjë kur njerëzit humbin shpresën problemi nuk është vetëm i qeverisë. Në një vend ku funksinon opozita kur njerëzit nuk kanë shpresë i kthejnë sytë nga opozita. Fakti që po ikin do të thotë që nuk kanë shpresë tek asjëra palë. Është koha për një paketë shumë të rëndësishme sa i takon popullsisë”, ka përfunduar Leskaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here