Saturday, September 30, 2023
Home Kronika Shkatërrohet banda italo-shqiptare, vidhnin makineri të rënda pune

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, vidhnin makineri të rënda pune

0
514

Policia italiane e provincës së Astit ka ekzekutuar sot operacionin e koduar “Digger”, duke shkatërruar një bandë keqbërësish italo-shqiptare.

Në pranga janë vënë 7 persona italianë e shqiptarë të akuzuar për grabitje e kërcënim me zhvatje të disa makinerive të rënda pune e të disa ekskavatorëve tip Caterpillar. Çdo mjet i grabitur përllogaritet të ketë nëj vlerë të paktën 200 mijë euro.

Gjatë mesditës komandanti i drejtorisë policore të Astit pritet të zbardhë detajet e këtij operacioni gjatë një dalje për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here