Karta e Adriatikut, Xhaçka: Marrim kryesimin në 2019

0
509

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se Shqipëria merr kryesimin e A-5, pas më pak se dy muajsh. Këtë fakt Xhaçka e bëri të ditur gjatë një takimi me Ministrat e Mbrojtjes të SHBA – Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje – Hercegovinë), takim i mbajtur në Budva (Mali i Zi).

Ministrja Xhaçka, në cilësinë e mikpritëses së takimit të ardhshëm në Tiranë, i ftoi homologet e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri-tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”,- deklaroi ministrja Xhaçka gjatë takimit.Ajo gjithashtu nënvizoi se duhet forcuar bashkëpunimi dhe dialogu politik dhe se ka ardhur koha për më shumë qartësi dhe vizion afatgjatë për objektivat e përbashkëta. “Shqipëria do të mbetet gjithmonë e angazhuar mbi vlerat dhe parimet bazë të Kartës së Adriatikut duke vazhduar dialogun politik dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të A5”, – tha ministrja e Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here