Kontrolle antikorrupsion në Spitalin e Vlorës, masa për 9 drejtues dhe punonjës

0
451

Plot 18 masa disiplinore janë rekomanduar për drejtues dhe punonjës të spitalit të Vlorës, pas një inspektimi të kryer nga Task Forcë Antikorrupsion javën e shkuar.

Masat janë si më poshtë: 

•        9 masa disiplinore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për monitorimin e kontratave, për mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara ligjore, për ish-Drejtorin e Spitalit, aktualisht në detyrën e mjekut në këtë spital si dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit dhe të komisioneve përgjegjës. Gjithashtu janë rekomanduar:

•        9 masa disiplinore, “vërejtje me shkrim”, për shkelje në procedura prokurimi, për Drejtuesin e Spitalit dhe 8 personat përgjegjës antarë të komisioneve të prokurimit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilds Gjonaj, bëri me dije se Task Forca Antikorrupsion “ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës”.

Gjithashtu, ajo bëri me dije se gjatë javës së kaluar nga Policia e Shtetit janë evidentuar 9 vepra penale në fushën e korrupsionit. Janë proceduar penalisht 23 autorë, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët 3 autorë janë arrestuar dhe 20 autorë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

“Rezultatet janë të mira, por kemi ende shumë punë për të bërë, për të arritur ato standarde të transparencës me publikun, shërbimit cilësor ndaj qytetarëve dhe goditjes së korrupsionit, të cilat kërkohen në radhë të parë nga vetë qytetarët, por në të njëjtën kohë edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit”, përfundoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here