Mogherini: 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë

0
426
European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini talks to the media during a NATO Foreign Affairs Ministers' meeting held at NATO headquarter in Brussels, on December 5, 2017. / AFP PHOTO / THIERRY CHARLIER (Photo credit should read THIERRY CHARLIER/AFP/Getty Images)

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Bruksel tha se viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për Shqipërinë.

Mogherini: Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në rajon. Kemi qenë të vendosur për t’i dhënë prioritet operacioneve në fushën e sigurisë.

Marrëveshja mes vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Europës është strategjia me të cilën po ecin vendet.   Ne do të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë për të plotësuar të gjitha kushtet. Ne mbetemi të vendosur që 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë ashtu sic dëshirojnë qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, ministri Ditmir Bushati vlerësoi reformat e  ndërmarra nga qeveria në kuadër të procesit të integrimit në BE. Në këto kushte, Bushati tha se qeveria është e gatshme për një dialog me të gjitha partitë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here