Friday, April 19, 2024
Home Politikë Basha: Asgjë personale me kritikët e mi. Dera e PD-së është e...

Basha: Asgjë personale me kritikët e mi. Dera e PD-së është e hapur

0
583

Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur në “Real Story” për kritikët e larguar nga kjo parti është shprehur se dera për ta mbetet e hapur dhe se ai vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me ta.

Pyetjes për qarkullimin e elitave, largimin e Topallit Patozit, Bodes, Rulit, Basha iu përgjigj:

Njerëz të cilët kanë kontribute të shquara në këto 8 vite, njerëz të cilët një pjesë prej tyre mund të kenë patur mosmarrëveshjet publike apo jopublike me mua, para apo pas zgjedhjes time si kryetar i Partisë Demokratike, por ju garantoj se me to s’ka patur dhe nuk ka asgjë personale. Përkundrazi, kontaktet duhen, dhe unë si kryetar i Partisë Demokratike jam në kontakt të vazhdueshëm me disa prej tyre. Ata janë në struktura dhe vazhdojnë të japun kontributin e tyre. Japin këshilla, kanë këndvështrimet e tyre kritike, disa prej tyre edhe në mënyrë publike, siç është zoti Mustafaj, disa prej tyre preferojnë t’i bëjnë në mënyra të tjera, natyrisht siçjanë edhe zoti Bode, edhe zoti Ruli, edhe të tjerë…dhe rruga nuk i është prerë dhe nuk i është mbyllur askujt. Secili vendos të pozicionohet vetë, ata që e kanë për qëllim të kontribuojnë në aktivitetin politik, në platformën politike, në ecurinë e Partisë Demokratike, e kanë rrugën e hapur, dhe instrumentet më transparente dhe më demokratike se kurrë më parë në ekzistencën e kësaj force politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here