Çfarë e lidh Shqipërinë me Mongolinë?

0
782

Shqipëria është e dyta ndër vendet që mbulon BERZH, pas Mongolisë sa i përket normës vjetore të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, gjatë periudhës 2000-2040. Kjo normë për vendin tonë fiksohet në rreth 3.8%. Grafiku tregon edhe një rënie të peshës që zë popullsia e Shqipërisë në atë globale përgjatë 4 dekadave në fjalë. Diferenca me vendet e tjera të rajonit është e ndjeshme.

Madje, Shqipëria është në të njëjtat nivele me Kinën, ekonomia e dytë më e madhe në botë, dhe deri pak kohë më parë ekonomia me rritjen më të shpejtë. Vetëm Mongolia duket se është më mirë se ne. Nuk mund të jetë rastësi që, Shqipëria dhe Mongolia janë po ashtu dy vendet që kanë njohur edhe përqendrimin më të madh të popullsisë. Pra, BERZH thotë se, vendet që po përballen me një përqendrim më të madh të popullsisë, në vendet urbane, pra rritje të densitetit në zona të caktuara, njohin edhe një rritje më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.

Shembulli konkret duket se janë pikërisht Shqipëria me Mongolinë, dy vende të largëta nga njëra tjetri si në hartë ashtu edhe në kulturë, por të ngjashme për nga mënyra e zhvillimit të ekonomisë së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here