Sunday, December 16, 2018

Ish- trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka merr drejtimin e Kamzës

54
0

Pas Bledar Devollit dhe Klodian Duros, Ernest Gjoka emërohet trajner i ri i ekipit të Kamzës. Tre trajnerë në 13 javë kampionat janë shumë, por mungesa e rezultateve dhe ecuria negative në javët e fundit i detyron drejtuesit e Kamzës të provojnë dhe “kartën” Gjoka.

Ish-trajneri i Vllaznisë dhe Kukësit merr në këtë mënyrë drejtimin e ekipit të Kamzës, një mision aspak i lehtë për vetë pozitat ku ndodhet ekipit, i parafundit në tabelën e klasifikimit.

Klubi i Kamzës ka bërë publik vendimin me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

LEAVE A REPLY