Wednesday, January 20, 2021

Vasili: Borxhi publik si piramidë, katastrofën e kemi tek dera

296
0

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili bën përgjegjëse qeverinë për ekonominë e dobët në vend dhe thellimin  e borxhit publik. Vasili përmes një postimi, në profilin e tij të Facebook shkruan ndër të tjera se kjo është nga arsyet kryesore të braktisjes së vendit, duke i krahasuar me emigrimet masive të viteve 90’.

Teksa vë në dukje fshehjen e borxhit publik nga qeveria aktuale, Vasili shkruan se në momentin që Rilindja mori pushtetin në vitin 2013, nuk ngurroi të ngrejë zërin kundrejt paraardhësve, për borxhin e mbajtur fshehur.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, teksa ngre alarmin për situatën, shkruan se katastrafoën e kemi tek dera, ndërsa qeveria e papërgjeshme, siç e cilëson ai, e gatshme ta çojë deri në fund.

Postimi i Petrit Vasilit

Borxhi publik si piramide dhe krim shteteror.

Shqiperia eshte mberthyer qartazi ne daren e nje qeverisje, qe krijon cdo cast ekonomi te asfiksuar dhe pa asnje vizion,grabitje te financave publike dhe thellimin e nje borxhi publik derrmues per nje vend me amortizatore ekonomike dhe sociale kaq te dobet si Shqiperia.
Ky falimentim i politikave ekonomike eshte edhe shkaku themelor i braktisjes tragjike te vendit nga shqiptaret dhe rikthimi ne keto dimensione i ketij fenomeni braktisjeje te vendit,te ngjashem me ate te fund viteve 90′,qe eshte vertet i frikshem per te sotmen dhe te ardhmen.
Istitucionet me autoritare te globit si FMN shto ketu edhe Banken Boterore apo deri edhe Ambasaden e SHBA ne Tirane kane leshuar alarme te thekshme dhe te njepasnjeshme per koncesionet dhe borxhin e fshehur qe vjen prej tyre dhe per efektin shkaterrimtar qe do te kete nje borxh i tille.

Ky borxh i fshehur eshte nje krim i vertete shteteror ndaj te cilit mbyllja e syve nga prokuroria eshte edhe me kriminale.
Analistet mediatike shqiptare gojemberthyer dhe penethyer nga kockat e koncesioneve,lejeve te ndertimit e gjithefare menuje,qe rilindja u blaton ne pjate, nuk analizojne “dot” kete krim dhe tragjedi qe gatuhet para syve te te gjitheve.
Borxhi publik, si piramide financiare, natyrshem fatin dhe renien e ka te paracaktuar,por do te bjere mbi ne te gjithe nderkohe,qe qeveria qe e ngriti kete piramide do te jete ne mergim dhe analisteve do tu mbetet pena e thyer ne dore dhe shija e larget e nje kocke te lepire e ripertypur dikur.
Faktet objektive jane aty.Ja cfare thote FMN:“Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”.
FMN vlerësonte se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). ”
Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së
Po pikerisht kjo qeveri e Rilindjes,qe fsheh sot borxhin kur merrte pushtetin ne 2013, deklaronte me ze te larte borxhet e fshehura te qeverise se meparshme dhe ja çfare deklaronte kur merrte 375 milion euro kredi nga FMN:

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur shpenzimeve të larta, në kushtet e mungesës së lartë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë,u akumuluan qindra fatura të papaguara. Rreth 6% e GDP ishte borxh i fshehur dhe bashkë me të, borxhi publik në total shkoi në rreth 70%. Pjesa më e madhe e pagesave të prapambetura ishin investime publike, por dhe shpenzime në arsim, shëndetësi, vonesa të gjata në kompensime të TVSH dhe në pagesat e taksës mbi fitimet.”

Morali eshte i qarte:katastrofen e kemi tek dera dhe hajdutet qeveritare te papergjegjshem te gatshem qe ta cojne deri ne fund i kemi perpara syve.

LEAVE A REPLY